Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur

Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur

Pikat kryesore

  • Policia e Shqipërisë ka në kërkim një shtetas të Kosovës nën dyshimin se shiti në Shqipëri një veturë të vjedhur “BMW M-8”, vlera e të cilës është rreth 140 mijë euro.
  • Operacioni “Stolen line” është duke u zhvilluar në Shqipëri.
  • Policia e Shqipërisë ka njoftuar se vetura është sekuestruar në Vorë dhe është ndaluar edhe blerësi i beturës, shtetas i Shqipërisë.

Policia e Shqipërisë ka në kërkim një shtetas të Kosovës nën dyshimin se shiti në Shqipëri një veturë të vjedhur “BMW M-8”, vlera e të cilës është rreth 140 mijë euro. Operacioni “Stolen line” është duke u zhvilluar në Shqipëri. Vetura BMW dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Që nga nisja e operacionit janë sekuestruar 5 vetura. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se vetura është sekuestruar në Vorë dhe është ndaluar edhe blerësi i beturës, shtetas i Shqipërisë. “Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMË M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39 vjeç. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike””, ka njoftuar Policia e Shtetit. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 14:21 Ish-ushtaraku Veseli: Shteti dhe ndërgjegja qytetare, fajtorë për vërshimet 01/07/2026 14:15 në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri 01/07/2026 14:08 Edhe 3 mijë e 185 pako me fletëvotime nuk janë sjellë në Kosovë

Lini një Përgjigje