Pikat kryesore
- Kosova gjatë së martes u përball me reshje të mëdha të shiut që çoi edhe deri tek vërshimet në shumë zona të vendit.
- Gjendja më alarmante u shfaq në vendet si: Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Junik etj.
- Për situatën e krijuar foli edhe ish-ushtaraku, koloneli Afrim Veseli.
Kosova gjatë së martes u përball me reshje të mëdha të shiut që çoi edhe deri tek vërshimet në shumë zona të vendit. Gjendja më alarmante u shfaq në vendet si: Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Junik etj. Për situatën e krijuar foli edhe ish-ushtaraku, koloneli Afrim Veseli. Veseli në emisionin Kosova Today numëroi disa nga arsyet që mund të çojnë tek vërshimet. Sipas tij, pos shtetit, një pjesë të fajit e kanë edhe qytetarët. “Po flas në dy rrafshe, së pari në rrafshin qytetar. Pas përfundimit të luftës dhe krijimit të administratës së UNMIK-ut, pra edhe krjimit të institucioneve të para të Kosovës së lirë dhe të çliruar, ka filluar edhe një ndërtim i egër, pa plan dhe pa përkuar me planin zhvillimor të një komune dhe kemi ardhur në një situatë kaotike që tash është problem që të menaxhohet. Të gjithë kryetarët që janë në detyrë nuk janë fajtorët e parë, i bashkangjiten fajit të përgjithshëm, mirëpo faji është edhe te qytetarët edhe te shteti sepse nuk ka pasur një plan të mirë zhvillimor duke pasur parasysh vlerësimin e rreziqeve që Forca e Sigurisë së Kosovës e ka bërë ndër vite”, deklaroi ish ushtaraku në Klan Kosova. “Ndërgjegja e qytetarëve, hedhja e mbeturinave në sistemet e kanalizimeve, në rrugë, ajo e vështirëson punën, sepse në Ditën “D”, sikur dje që e patëm kur ka reshje atmosferike na mbyllen pusetat, na mbyllen kanalizimet. Në anën tjetër komunat, kur kanë dhënë leje nuk i kanë marrë parasysh këto”, shtoi ai. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 14:21 Ish-ushtaraku Veseli: Shteti dhe ndërgjegja qytetare, fajtorë për vërshimet 01/07/2026 14:15 në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri 01/07/2026 14:08 Edhe 3 mijë e 185 pako me fletëvotime nuk janë sjellë në Kosovë