Pikat kryesore
- Ish-zv.ministrja e Jashtme Silda Çepe Anagnosti do të drejtojë nga sot IdentiTek.
- Ministrja e Brendshme ka shkarkuar nga detyra Freskida Halilaj nga drejtimi i IdentiTek, e cila mbante këtë post që prej muajit nëntor 2024, teksa është emëruar Silda Çepe Anagnosti.
- Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti e cila u shkarkua nga Ministria e Brendshme.
Ish-zv.ministrja e Jashtme Silda Çepe Anagnosti do të drejtojë nga sot IdentiTek. Ministrja e Brendshme ka shkarkuar nga detyra Freskida Halilaj nga drejtimi i IdentiTek, e cila mbante këtë post që prej muajit nëntor 2024, teksa është emëruar Silda Çepe Anagnosti. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti e cila u shkarkua nga Ministria e Brendshme. Silda Çepe Anagnosti ka mbajtur disa detyra të rëndësishme më parë si në administratë ashtu edhe në qeveri. Ajo ka qenë edhe zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.