Shkarkohet: kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Shkarkohet: kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Shkarkohet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj Në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar sot, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë. Vendimi vjen si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai shpalli si kandidate për drejtimin e bashkisë ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Pas këtij vendimi të Këshillit Bashkiak, pritet që Këshilli i Ministrave të japë miratimin përfundimtar për shkarkimin zyrtar të Veliajt nga detyra. Kjo lëvizje politike shënon një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe hap rrugën për një emër të ri në krye të administratës vendore të kryeqytetit. loading…

Lini një Përgjigje