Presidentit palestinez Mahmoud Abbas i është ndaluar pjesëmarrja në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork muajin e ardhshëm, pasi atij dhe 80 zyrtarëve të tjerë palestinezë iu revokuan vizat. Kështu konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton BBC. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio i fajësoi ata për minimin e përpjekjeve për paqe dhe për kërkimin e “njohjes së njëanshme të një shteti të supozuar palestinez”. Vendimi, i cili është mirëpritur nga Izraeli, është i pazakontë pasi SHBA-ja pritet të lehtësojë udhëtimin për zyrtarët e të gjitha vendeve që dëshirojnë të vizitojnë selinë e OKB-së. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të
SHBA-ja bllokon udhëheqësin palestinez të marrë pjesë në takimin e OKB-së në Nju Jork