Pikat kryesore
- Hita u shpreh se për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim është administratorja e kompanisë Sori-Al, Alma Tafani.
- Po ashtu, drejtori Hita deklaroi se është bllokuar ushqimi, por aktiviteti I subjektit vazhdon dhe se institucioni edhe sot do të furnizohet me ushqim.
- “U arrestuan dy prej personave përgjegjës të kompanisë, është edhe në kërkim administratorja e firmes.
Këtë të enjte, në konferencën për mediat, Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, si pasojë e konsumimit të ushqimit të servirur nga kompania Sori-Ai. Hita u shpreh se për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim është administratorja e kompanisë Sori-Al, Alma Tafani. Po ashtu, drejtori Hita deklaroi se është bllokuar ushqimi, por aktiviteti I subjektit vazhdon dhe se institucioni edhe sot do të furnizohet me ushqim. “U arrestuan dy prej personave përgjegjës të kompanisë, është edhe në kërkim administratorja e firmes. Në bashkëpunim me AKU është bllokuar ushqimi, vazhdon gjurmushmëria e të gjitha produkteve, por aktiviteti I subjetit nuk është ndërprere. Vazhdojnë hetimet për të kryer ekzaminimet për të zbardhur të vërtetën ”, tha Hita. I pyetur nëse do të vazhdojë kontrata me këtë kompani, drejtori i Policisë tha: “Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Është bllokuar sasia e ushqimit që është përdorur. Kompania vazhdon edhe sot me ushqimin. I ngelet hetimit si do vazhdohet me kontratat me këtë kompani”.