Pikat kryesore
- COELA nuk doli dje me një vendim për Raportin e IBAR për Shqipërinë, konfirmojnë burime diplomatike nga Brukseli për A2 CNN.
- Pritet që kjo çështje të jetë sërish në rend dite në mbledhjen e të enjtes.
- Po sipas këtyre burimeve, kanë mbetur ende disa shtete që nuk e kanë dhënë dritën jeshile për draftin.
COELA nuk doli dje me një vendim për Raportin e IBAR për Shqipërinë, konfirmojnë burime diplomatike nga Brukseli për A2 CNN. Pritet që kjo çështje të jetë sërish në rend dite në mbledhjen e të enjtes. Po sipas këtyre burimeve, kanë mbetur ende disa shtete që nuk e kanë dhënë dritën jeshile për draftin. Një ditë më parë Këshilli i BE në një reagim bëri me dije se: “Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin në mbledhje”.