Pikat kryesore
- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi ka bërë disa ndyshime në Drejtoritë e Burgjeve.
- Bëhet me dije se Klodjan Myrto është emëruar drejtor në burgun e Reçit, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi ka dhënë dorëheqjen.
- Arjan Bozhaj është komanduar në burgun “Jordan Misja”, pas dorëheqjes së drejtorit të 313-ës.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi ka bërë disa ndyshime në Drejtoritë e Burgjeve. Bëhet me dije se Klodjan Myrto është emëruar drejtor në burgun e Reçit, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi ka dhënë dorëheqjen. Çekrezi është kthyer në Policinë e Shtetit. Arjan Bozhaj është komanduar në burgun “Jordan Misja”, pas dorëheqjes së drejtorit të 313-ës. Në paraburgimin e Elbasanit është emëruar Markiz Sallufi dhe është larguar Qazim Hoxha. Ndërsa n ë Burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa dhe është komanduar Alban Zela.