Senati konfirmon ambasadorin Eric Wendt/ Pritet vetëm firma e Trump, për të nisur…

Senati konfirmon ambasadorin Eric Wendt/ Pritet vetëm firma e Trump, për të nisur…

Pikat kryesore

  • Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri.
  • Sipas rezultatit zyrtar të votimit, kandidatura e tij u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër gjatë seancës plenare të Senatit, duke përmbyllur procesin e miratimit nga Kongresi.
  • Pas këtij vendimi, mbetet vetëm nënshkrimi formal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili do ta finalizojë emërimin e Wendt në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri. Sipas rezultatit zyrtar të votimit, kandidatura e tij u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër gjatë seancës plenare të Senatit, duke përmbyllur procesin e miratimit nga Kongresi. Pas këtij vendimi, mbetet vetëm nënshkrimi formal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili do ta finalizojë emërimin e Wendt në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë. Eric Wendt ka një karrierë të gjatë ushtarake. Ai shërben në Ushtrinë Amerikane që nga viti 1986 dhe, që prej vitit 1991, është pjesë e forcave speciale “Green Beret”. Gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në një sërë misionesh ndërkombëtare, përfshirë operacionet në Filipine, Irak dhe Afganistan, si dhe ka shërbyer në Indonezi në kuadër të Komandës së Paqësorit të SHBA-së. Ai ka mbajtur gjithashtu poste të rëndësishme drejtuese, mes tyre edhe atë të ndihmësit ushtarak kryesor të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, ndërsa ka komanduar njësi të forcave speciale në nivele të ndryshme. Wendt flet gjuhën arabe dhe koreane dhe është dekoruar me një sërë vlerësimesh ushtarake ndërkombëtare, përfshirë Kryqin e Artë të Nderit të Gjermanisë për shërbimin në Afganistan, një vlerësim presidencial nga Filipinet dhe medalje nga Koreja e Jugut. Në nëntor të vitit 2017, ai u emërua Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, ku luajti një rol të rëndësishëm në koordinimin e çështjeve të sigurisë në rajon. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Oda Ekonomike Amerikane thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit amerikan Senati, rezolutë kundër Trump: Jo veprime ushtarake pa miratimin e Kongresit Eric Wendt merr miratimin/ Kandidatura për ambasador të SHBA në Shqipëri merr 19 vota pro dhe 3 kundër

Lini një Përgjigje