Pikat kryesore
- *Agjencia për Media dhe Informim njofton se ka nisur evaukimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë si pasojë e zjarreve.
- Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë.
- Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
*Agjencia për Media dhe Informim njofton se ka nisur evaukimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë si pasojë e zjarreve. Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë. Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë. Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara. Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, do të garantojë strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar, regjistrimin e tyre, sigurimin e nevojave bazë dhe asistencën shëndetësore. U bëjmë thirrje banorëve të zonës Barabit–Lluban të ndjekin me përparësi udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave gjatë procesit të evakuimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrasja në Korçë, kapet pas disa orësh arrati autori i krimit Vance paralajmëron: Lufta me Iranin nuk ka përfunduar, jemi në mes të lojës VIDEO/ Zjarri në Malin e Krujës del sërish jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara