Pikat kryesore
- Ernest Muçi po përjeton një periudhë mjaft të mirë te Trabzonspor, ndërsa cilësitë e tij i shfaqi edhe në miqësoren e fundit përballë Goztepe.
- Sulmuesi shqiptar po paraqitet në formë shumë të mirë individuale me skuadrën turke, ndërsa duke nisur nga ky sezon do të veshë fanellën me numrin 7.
Ernest Muçi po përjeton një periudhë mjaft të mirë te Trabzonspor, ndërsa cilësitë e tij i shfaqi edhe në miqësoren e fundit përballë Goztepe. Në momentin kur Goztepe kryesonte 2-0, futbollisti i Kombëtares realizoi një lëvizje të bukur brenda zonës dhe më pas shërbeu në mënyrë të përkryer për Mimaroglu, i cili e dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Sulmuesi shqiptar po paraqitet në formë shumë të mirë individuale me skuadrën turke, ndërsa duke nisur nga ky sezon do të veshë fanellën me numrin 7.