Pikat kryesore
- Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, ishin te ftuar sot ne programin e mengjesit.
- Kjo ishte intervista e tyre e parë si çift, ku kanë folur për projektin e tyre me Rezarta Shkurtën, DJ remix”.
- Por jo vetëm kaq, pasi kanë treguar edhe detaje nga jeta e tyre si çift.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, ishin te ftuar sot ne programin e mengjesit. Kjo ishte intervista e tyre e parë si çift, ku kanë folur për projektin e tyre me Rezarta Shkurtën, DJ remix”. Por jo vetëm kaq, pasi kanë treguar edhe detaje nga jeta e tyre si çift. Selin u shpreh se po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, pak te familja e saj dhe pak te familja e DJ Gimbos. Por pastaj shtoi se kanë filluar që të bashkëjetojnë. Të pyetur në lidhje me planet për martesë, Selin tha se për momentin nuk kanë plane të tilla. Ndërsa Gimbo u shpreh se akoma i mbajnë unazat nga dasma brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Pjesë nga intervista: Blendi: Do martoheni prapë? Heidi: E keni në plan një martesë? Dj Gimbo: E sa shpjet e ka prerë e Heidi: Nuk mund t’a mbyllim këtë pjesë pa e bërë këtë pyetje, ju lutem. Selin: Unë po të martohem tani shpejt, kam frikë se do të kërkoj çdo vit nga një dasmë se i kam shumë qejf dasmat. Kështu që, për momentin nuk kemi plane të tilla. Blendi: Një në vit atëherë, jo dy në vit. Selin: Nuk kemi plane të kësaj natyre për momentin. Jemi të martuar një herë. Blendi: Të kujtohet ai moment Gimbo, kur po prisje nusen aty? Gimbo: Si nuk më kujtohet, kur hyri kjo u dridh shtëpia. Thashë më erdhi nusja, ishte rregulluar me duvak i themi ne. Ndjenjë e paharrueshme, shumë e mirë. Unë e kam përjetuar si me qenë jashtë, jo një dasmë brenda një loje. Akoma i kemi unazat, po nuk po i ndërrojmë gishtat se puna e mësyshit. Kjo është me prit për dasmën reale me e vendos tamam.