Pikat kryesore
- Është gjenerata që voton më pak nga të gjithë, nuk janë të angazhuar, tregon se nuk ka besim te sistemi, është gjeneratë më pak e lidhur, sheh më pak hapësira në sistem.
- Shoh si imediate të rishihet qasja e politikave rinore, jo në negociatë me protestën, pasi ajo ka edhe pjesën e dhunshme.
Deputeti i PS-së, Ardit Bido, i pyetur nga moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se është kundër protestës dhe se ajo nuk prodhon asgjë, por tha se PS duhet të merret me thelbin e shqetësimeve që ngrihen në protestë, veçanërisht nga të rinjtë e gjeneratës Z. Ylli Rakipi: Për ju të mazhorancës, si ka qenë ky muaj? E keni ndjerë veten në vështirësi? Ardit Bido: Vështirësi nuk është termi që duhet. Dua të flas për çfarë duhet të bëjmë. Jam kundër protestës për 1001 arsye. Nuk prodhon të mirë, alternativë. Prodhon anarshi. Ajo që është detyrë imperative e elitës politike dhe intelektuale, është jo të negociojë, por duhet që ne të rishohim dhe shumica e ka këtë barrë, PS, të rishohë në mënyrë sa më imediate, thelbet e shqetësimit të kësaj proteste, pavarësisht se mund të jenë të shfaqura keq dhe t’i përkthejë në politika, një ndër to raporti me gjeneratën Z. Është gjenerata që voton më pak nga të gjithë, nuk janë të angazhuar, tregon se nuk ka besim te sistemi, është gjeneratë më pak e lidhur, sheh më pak hapësira në sistem. Shoh si imediate të rishihet qasja e politikave rinore, jo në negociatë me protestën, pasi ajo ka edhe pjesën e dhunshme.