Endrick tregon lidhjen e veçantë me Neymarin dhe besimin e madh te Ancelotti

Endrick tregon lidhjen e veçantë me Neymarin dhe besimin e madh te Ancelotti

Pikat kryesore

  • Talenti brazilian në sulm, që shihet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit në botë, tha se gjatë grumbullimit me kombëtaren ai kalon shumë kohë në shoqërinë e Neymarit.
  • Është shumë e rëndësishme të mësosh nga lojtarë si Neymari, Marquinhos, Casemiro dhe Alisson”, deklaroi Endrick.
  • 19-vjeçari theksoi se po përpiqet të marrë çdo këshillë të mundshme nga kapitenët e Brazilit, pasi është i bindur se kjo do t’i vlejë shumë në vazhdim të karrierës.

Endrick ka ndarë disa detaje mbi raportin e afërt që po ndërton me Neymarin gjatë Kupës së Botës 2026, duke nënvizuar se synon të përfitojë maksimalisht nga eksperienca e një prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit brazilian. Talenti brazilian në sulm, që shihet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit në botë, tha se gjatë grumbullimit me kombëtaren ai kalon shumë kohë në shoqërinë e Neymarit. “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Ney. Bëjmë shaka pas stërvitjes, luajmë letra dhe bisedojmë. Në ditën tonë të pushimit ishim bashkë dhe folëm gjatë. Është shumë e rëndësishme të mësosh nga lojtarë si Neymari, Marquinhos, Casemiro dhe Alisson”, deklaroi Endrick. 19-vjeçari theksoi se po përpiqet të marrë çdo këshillë të mundshme nga kapitenët e Brazilit, pasi është i bindur se kjo do t’i vlejë shumë në vazhdim të karrierës. Pas suksesit 2-1 të Brazilit përballë Japonisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës, Endrick pati gjithashtu fjalë shumë të mira për Carlo Ancelottin. Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë, la sinjale pozitive në fushë dhe vlerësimet për paraqitjen e tij ia atribuoi trajnerit italian. “Nuk e prisja të hyja në atë moment. Në pushim më thanë se do të futesha në lojë dhe thjesht iu luta Zotit të më jepte qetësi. Ancelotti e di gjithmonë se çfarë është më e mira për ekipin”, tha ai. Endrick u ndal edhe te periudha që ka kaluar nën urdhrat e italianit te Real Madridi, ndërsa e përshkroi Ancelottin si një prej trajnerëve më të mëdhenj në botë. “Ai gjithmonë më thoshte se momenti im do të vinte. Jam shumë i lumtur që e kam sërish trajner te Brazili. Nuk mund të kishte një përshtatje më të mirë për mua”, u shpreh sulmuesi. Futbollisti brazilian shtoi se Ancelotti vendos gjithmonë duke pasur parasysh interesin e skuadrës dhe jo atë individual, ndërsa theksoi se është i gatshëm të zbatojë çdo detyrë që i kërkohet në fushë. “Kur ai më kërkon të bëj diçka, unë thjesht e bëj. Nuk shikoj prapa, vetëm dëgjoj zërin e tij dhe përpiqem ta ndihmoj ekipin”, përfundoi Endrick.

Lini një Përgjigje