Minibusi përfundon në kanal, vdes shoferi/ Shefi i Urgjencës: 5 pacientë do t’i…

Minibusi përfundon në kanal, vdes shoferi/ Shefi i Urgjencës: 5 pacientë do t’i…

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, ku një minibus humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
  • Nga informacionet e siguruara nga Policia, drejtuesi i minibusit, shtetasi Redion Hasimi, 36 vjeç, banues në Kombinat, humbi kontrollin e mjetit si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.
  • Fatkeqësisht, drejtuesi humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, ku një minibus humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Nga informacionet e siguruara nga Policia, drejtuesi i minibusit, shtetasi Redion Hasimi, 36 vjeç, banues në Kombinat, humbi kontrollin e mjetit si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore. Fatkeqësisht, drejtuesi humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak. Sakaq, në Spitalin e Traumës përfunduan 13 persona. Shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Agustin Suma, tha se në spital u paraqitën 13 persona, një prej të cilëve i pajetë dhe 12 të tjerë me lëndime. Sipas tij, 5 pacientë të grupmoshës 30–50 vjeç do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve, nga të cilët dy janë shtetas të huaj ende të paidentifikuar. Ndërkohë, 5 pacientë të tjerë janë stabilizuar, pa rrezik për jetën. Ndërkohë, dy të mitur të tjerë paraqiten më të rënduar. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjykata e Lartë kundër Trump/ SHBA, rrëzon urdhrin ekzekutiv për shtetësinë në lindje Koçiu reagon për incidentet jashtë Kuvendit: Dhuna e papranueshme, skenarët për destabilizim do të dështojnë Minxhozi: Opozita duke përkrahur protestën po ‘sharron’ degën ku është ulur vetë

Lini një Përgjigje