San Antonio reagon si kampion/ Pesë herë kampionët në NBA fitojnë thellë sfidën e dytë

San Antonio reagon si kampion/ Pesë herë kampionët në NBA fitojnë thellë sfidën e dytë

Pikat kryesore

  • San Antonio Spërs e bëri këtë si një skuadër që vërtet pretendon titullin në basketbollin amerikan, edhe pse pati përballë një rival aspak komod si Minesota Timbërullvs.
  • Nën udhëheqjen e gjigandit Viktor Uembanijama, teksanët arritën një triumf të vërtetë, me shifrat 133-95, duke I shkaktuar rivalit humbjen më të rëndë në historinë e vet në pley off.
  • Kjo, pasi “ujqërit” fituan 104-102 në San Antonio në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit në plej of.

Ishte momenti për të reaguar. San Antonio Spërs e bëri këtë si një skuadër që vërtet pretendon titullin në basketbollin amerikan, edhe pse pati përballë një rival aspak komod si Minesota Timbërullvs. Nën udhëheqjen e gjigandit Viktor Uembanijama, teksanët arritën një triumf të vërtetë, me shifrat 133-95, duke I shkaktuar rivalit humbjen më të rëndë në historinë e vet në pley off. Kjo, pasi “ujqërit” fituan 104-102 në San Antonio në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit në plej of. Uembanijama shënoi 19 pikë e kapi 15 topa në tabela, duke dominuar siç di të bëjë vetëm ai. Edhe pse bëri edhe gabime në gjuajtje, sidomos për tri pikë, sërish prania e tij ishte vendimtare. Uembi shtoi dy asistë, pak për klasin e tij, pati një vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh, sërish tepër pak në krahasim me standardin e tij normal dhe me 12 bllokimet e gjuajtjeve që bëri në ndeshjen e kaluar. Gjithsesi, Spwrsat luajtën si skuadër. Kastëll shënoi 21 pikë, Foks 16, Shamanjë e Barns nga 12, ndërsa Xhonson shtoi 9 pikë e 10 topa në tabela. Minesota ishte tepër dobët këtë herë dhe në çdo drejtim. Imagjinoni, që ylli I saj kryesor, Entoni Eduards pati vetëm 12 pikë, 3 topa në tabela dhe zero asistë. Ndeshja e tretë e gjysmëfinales së pley off-it në Perëndim do të luhet në fushën e Minesotës, në Mineapolis, madje dhe e katërta, ndërsa kualifikimi mbetet plotësisht I hapur. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! NBA, Minesota fiton të parën/ “Ujqërit” arrijnë triumf të madh brenda në San Antonio Lakers “bien” në Houston/ Lebron ndalet edhe pse shënoi 25 pikë, rrezikon kualifikimin NBA, rikthehet San Antonio/ “Spurs” kalojnë raundin e parë për herë të parë nga 2017

Lini një Përgjigje