Real në “luftë civile”/ Dy sherre tronditin skuadrën madrilene që është në krizë

Real në “luftë civile”/ Dy sherre tronditin skuadrën madrilene që është në krizë

Pikat kryesore

  • Po ashtu, edhe që në stol nuk është një profesor siç ishte deri vjet Karlo Ançeloti.
  • Reali I Madridit është jo vetëm në krizë pas eliminimit nga Championsi dhe shanseve thuajse zero për të fituar La Ligën, por edhe ka hyrë në një “luftë të vërtetë civile”.
  • E përditshmja “Marka” raporton për dy sherre mes yjeve të ekipit, të ndodhura në fare pak ditë.

Duket se rezultatet negative kanë bërë të vetën. Po ashtu, edhe që në stol nuk është një profesor siç ishte deri vjet Karlo Ançeloti. Reali I Madridit është jo vetëm në krizë pas eliminimit nga Championsi dhe shanseve thuajse zero për të fituar La Ligën, por edhe ka hyrë në një “luftë të vërtetë civile”. E përditshmja “Marka” raporton për dy sherre mes yjeve të ekipit, të ndodhura në fare pak ditë. Përplasja më e fundit ishte mes Ernesto Valverdes dhe Çuamenit, që u kapën për fyti, thuajse bënë grusht, që u ndanë nga shokët, por që e vazhduan përplasjen të paktën verbale deri në dhomën e zhveshjes. Skena e mundshme u riprodhua në rrjetet sociale me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Lini një Përgjigje