Pikat kryesore
- Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e Task-Forcës së posaçme, Host Nation Task Force (HNTF), si dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.
- Vendim për ngritjen e Task-Forcës, Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.
- Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit.
Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e Task-Forcës së posaçme, Host Nation Task Force (HNTF), si dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027. Struktura e re, e cila do të drejtojë dhe koordinojë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, do të kryesohet nga Kryeministri, ndërsa në mungesë të tij nga Koordinatori Kombëtar i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Në përbërje të Task-Forcës bëjnë pjesë ministrat kyç, drejtues të institucioneve më të larta të sigurisë dhe administratës shtetërore, si dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, të cilët do të garantojnë organizimin e standardeve më të larta për samitin historik të NATO-s në Shqipëri. Vendim për ngritjen e Task-Forcës, Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027. Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë: a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme; c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor; ç) Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit; dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit; ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik; f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Këshilli i Ministrave emëron 3 zëvendësministra Qeveria Kushtetueses: Veliaj, jo çështje për ju!/ Kushtetuesja nuk ka kompetencë të gjykojë një akt administrativ