Pikat kryesore
- Këtë të mërkurë, Salianji po zhvillon takim me struktura të PD-së në Berat, ku fjalën e tij e nisi me sulme ndaj qeverisë, duke e akuzuar si shkaktare të shpopullimit të Shqipërisë.
- “Duket sikur të gjithë qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë.
- Këtë ndjejmë të gjithë, një ndjenjë e thellë braktisjeje që ka kapluar Shqipërinë.
Ish-deputeti Ervin Salianji po vijon me turin e tij të Foltoreve me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, që janë të zhgënyer e të lodhur nga përdorimi që Sali Berisha po u bën atyre si mburojë për interesat personale të tij dhe të familjes. Këtë të mërkurë, Salianji po zhvillon takim me struktura të PD-së në Berat, ku fjalën e tij e nisi me sulme ndaj qeverisë, duke e akuzuar si shkaktare të shpopullimit të Shqipërisë. “Duket sikur të gjithë qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë. Këtë ndjejmë të gjithë, një ndjenjë e thellë braktisjeje që ka kapluar Shqipërinë.