Salianji kritika ndaj kryesisë së PD: T’i themi të vërtetat ashtu siç janë! Militanti…

Salianji kritika ndaj kryesisë së PD: T’i themi të vërtetat ashtu siç janë! Militanti…

Pikat kryesore

  • Ish-deputet i PD, Ervin Salianji theksoi se militantët demokratë luftojnë por sipas tij, nuk dëgjohen.
  • Nga takimi i Durrësit me demokratët, ai tha se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi dhe asnjë takim mes strukturave.
  • “Na kanë gërryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura.

Ish-deputet i PD, Ervin Salianji theksoi se militantët demokratë luftojnë por sipas tij, nuk dëgjohen. Nga takimi i Durrësit me demokratët, ai tha se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi dhe asnjë takim mes strukturave. “Na kanë gërryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë. Largimin nga realiteti i njerëzve. Mungesën e shpresës, mosdhënien e llogarisë dhe mosmbajtjen e takimeve e 7 muaj pas zgjedhjeve, dhe asnjë përgjegjësi. E ndiej dhimbjen e militantëve, që lufton por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është vërteta dhe ne nuk duhet të kemi frikë që t’i themi të vërtetat ashtu siç janë.”, tha Salianji.

Lini një Përgjigje