Autoritetet kanë thënë se Rusia ka kryer një sulm masiv gjatë natës në 14 rajone të Ukrainës, ndërsa Kievi goditi rafineritë ruse të naftës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia lëshoi gati 540 dronë dhe 45 raketa, duke kërkuar sanksione të reja të ashpra ndaj Moskës.
Pas sulmit, Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se të gjitha “objektivat e sulmit janë arritur” dhe “objektet e përcaktuara janë goditur”.
Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, zyrtari i lartë Serhiy Lysak raportoi një numër sulmesh ndaj objekteve të infrastrukturës dhe pas një sulmi “masiv” me dronë dhe raketa gjatë natës.
Në kryeqytetin rajonal Dnipro, një shtëpi banimi u shkatërrua plotësisht dhe një qendër tregtare u dëmtua, tha Lysak.
Nuk u raportuan viktima në sulmet e natës, por Lysak më vonë tha se katër persona u plagosën në një sulm me dronë rus të shtunën pasdite.
Është nata e dytë radhazi që Dnipropetrovsk është shënjestruar.
Më herët këtë javë, Kievi pranoi se ushtria ruse kishte hyrë në rajon dhe po përpiqej të krijonte një pikëmbështetje, shkruan BBC.
*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të