Hoti: BE-ja t’ia imponojë, e jo ta lusë Serbinë për t’i hapur arkivat

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë në Kosovë, tha se janë në Gjenevë të Zvicrës ku para Kombeve të Bashkuara po e ngritin zërin, po kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën për mijëra familje që i kanë më të dashurit e tyre të zhdukur.

Hoti tha se po kërkojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe të gjitha institucionet e drejtësisë që t’ia imponojnë Serbisë që t’i dorëzojë arkivat në mënyrë që të mos i mbajë peng më familjarët e personave të zhdukur që vazhdojnë t’i kërkojnë ende më të dashurit e tyre.

“Në vazhdimësi, në çdo takim që e kemi, qoftë me palën serbe apo edhe me Brukselin po vazhdojmë të kërkojmë me ngulm që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë që ajo ta imponojë, jo ta lusë e t’i bëjë presion Serbisë, por t’ia imponojë që t’i hapë arkivat”, tha Hoti në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se në shtator presin që të shkojnë në Kozhle të Serbisë, lokacion ky që Serbia është zotuar që do ta lejojë të hyjë Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Nuk kemi marrë një përgjigje definitive ‘jo’, pasi në shtator po presim që të shkojmë në lokacionin Kozhle, që e kam përmendur disa herë që ka qenë një prej lokacioneve që është zotuar Serbia që do të na lejojë të hyjë”.

“E kemi shumë sfiduese të rikthehemi në Batajnicë që po kërkojmë të rikthehemi për shkak të dyshimeve që i kemi se atje kanë mbetur trupa të personave të zhdukur.

Jam i bindur që me një presion të vazhdueshëm edhe tonin edhe të bashkësisë ndërkombëtare edhe ajo do të arrihet”, tha Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje