Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Pikat kryesore

  • Përballë rrezikut të shtuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta, në Qarkun e Tiranës vijon puna për hapjen e rrugëve pyjore për ndërhyrjen e shpejtë me mjete.
  • Sipas Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, bashkë me segmentet e nisura një javë më parë, janë hapur afro 100 km rrugë pyjore në zonat e Baldushkut dhe Pezës.
  • Rrugët e reja pritet të ndikojnë jo vetëm në ndërhyrjen e shpejtë në rast zjarresh, por edhe në zhvillimin e turizmit malor.

Përballë rrezikut të shtuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta, në Qarkun e Tiranës vijon puna për hapjen e rrugëve pyjore për ndërhyrjen e shpejtë me mjete. Në njësinë administrative Bërzhitë, forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes po hapin disa prej segmenteve kryesore të këtyre rrugëve, duke krijuar një korridor që bashkon kilometrin e 27-të me fshatrat deri në Petrelë. Sipas Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, bashkë me segmentet e nisura një javë më parë, janë hapur afro 100 km rrugë pyjore në zonat e Baldushkut dhe Pezës. “Do vazhdojmë në fillim të javës tjetër në krahun tjetër, në Bërzhitë, në Pllumë, ndërkohë që do të marrë pjesë edhe Bashkia e Tiranës për të filluar hapjen e territoreve të rrugëve tokësore në zonën e Brrylit, të Zall-Herrit edhe Tërrajit. Ndihemi të lumtur që deri tani Qarku i Tiranës është më i mbrojtur nga zjarret dhe kjo ka ardhur si pasojë e punëve parandaluese që kemi filluar herët, bashkë me shërbimin zjarrfikës”, tha Shkëlqim Hajdari, Prefekti i Tiranës. Deri në fund të korrikut synohet të hapen të gjitha rrugët pyjore të komunave të Tiranës, ndërsa në terren janë të angazhuara shërbimi zjarrfikës, Drejtoria e Parqeve dhe Rekreacionit, strukturat e prefekturës dhe njësitë administrative. Rrugët e reja pritet të ndikojnë jo vetëm në ndërhyrjen e shpejtë në rast zjarresh, por edhe në zhvillimin e turizmit malor.

Lini një Përgjigje