Pikat kryesore
- Një lokal i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit është zbuluar në Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over”, ndërsa dy persona përfunduan në pranga.
- Ç., 52 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e biznesit të tij organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave celularë.
- Sipas policisë, gjatë kontrollit të telefonit të tij celular u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.
Një lokal i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit është zbuluar në Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over”, ndërsa dy persona përfunduan në pranga. Policia arrestoi pronarin e lokalit, shtetasin A. Ç., 52 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e biznesit të tij organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave celularë. Në pranga përfundoi edhe kamarieri i lokalit, shtetasi E. Ç., 35 vjeç. Sipas policisë, gjatë kontrollit të telefonit të tij celular u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive. Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se ai ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.