Pikat kryesore
- Agjencia për Media dhe Informim pranë Qeverisë shqiptare ka reaguar për mediat pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për sulme të mundshme nga grupet e lidhura me Iranin në vendin tonë.
- Në reagimin e qeverisë thuhet se paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së është një hamendësim.
- Po ashtu në njoftim thuhet se Ambasada Amerikane lëshon paralajmërime të tilla edhe për protestat me molotovë që organizon PD dhe Sali Berisha në Tiranë.
Agjencia për Media dhe Informim pranë Qeverisë shqiptare ka reaguar për mediat pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për sulme të mundshme nga grupet e lidhura me Iranin në vendin tonë. Në reagimin e qeverisë thuhet se paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së është një hamendësim. Po ashtu në njoftim thuhet se Ambasada Amerikane lëshon paralajmërime të tilla edhe për protestat me molotovë që organizon PD dhe Sali Berisha në Tiranë. “Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane. Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim.