Pikat kryesore
- Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete dhe se banorët janë jashtë rrezikut.
- Në njoftim sqarohet se autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.
- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë.
Rrëshqitje në zonën e Matogjinit të Selenicës, masivë dheu bien në rrugë, vështirësohet qarkullimi rrugor Në zonën e Matogjinit të Bashkisë së Selenicës është shkëputur një pjesë mali duke shfaqur problematika në qarkullimin rrugor drejt lagjes Bashaj. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete dhe se banorët janë jashtë rrezikut. Në njoftim sqarohet se autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë. loading…