Ta shfrytëzojmë momentin”, Krisafi: Ka vullnet të dyanshëm! Shqipëria ka bërë procesin më…

Ta shfrytëzojmë momentin”, Krisafi: Ka vullnet të dyanshëm! Shqipëria ka bërë procesin më…

Pikat kryesore

  • Ai theksoi se ekziston një dëshirë e dyanshme mes BE dhe Shqipërisë, që procesi i zgjerimit të realizohet sa më shpejt.
  • “Shqipëria i ka hapur të gjitha kapitujt, por nuk ka mbyllur ende asnjë.
  • Shqipëria ka bërë procesin më të shpejtë, që ka bërë ndonjë vend tjetër, drejt afrimit me BE-së.

TIRANË- Ekspert i çështjeve për marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian në kohë rekord dhe kjo qasje është për t’u lavdëruar. Ai theksoi se ekziston një dëshirë e dyanshme mes BE dhe Shqipërisë, që procesi i zgjerimit të realizohet sa më shpejt. “Shqipëria i ka hapur të gjitha kapitujt, por nuk ka mbyllur ende asnjë. Shqipëria ka bërë procesin më të shpejtë, që ka bërë ndonjë vend tjetër, drejt afrimit me BE-së. Qeveria ka qenë e vullnetshme dhe shumë e gatshme për ta bërë një gjë të tillë. Puna më e madhe është përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Me rëndësi të miratohen ligjet e kërkuara”, tha ai. Sipas Krisafit, Shqipëria ka shanse të jashtëzakonshme që brenda 2030 të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian. Ai theksoi se mazhoranca socialiste, e cila përbën shumicën dërrmuese në Parlament, i ka të gjitha instrumentet për të miratuar ligje që na afrojnë me Bashkimin Europian. “Ka shanse të jashtëzakonshme në këtë moment. Në radhë të parë është vullneti i BE, për ta bërë pjesë të saj, por edhe për faktin se BE ka nevojë për zgjerim dhe për ripërtëritje, Shqipëria ka shanse të jashtëzakonshëm për tu bërë pjesë e BE në 2030. Mazhoranca në Parlament është shumë e madhe dhe nuk ka asnjë lloj bllokimi në rrugën drejt BE, nuk ka as ndonjë bllokim të brendshëm apo ndonjë konflikt. Vitin tjetër, Franca ka zgjedhje. Fitorja e mundshme e së djathtës në Francë do ishte një pengesë për Shqipërinë drejt BE. Siguria ushqimore është sfidë për integrimin. Deri në 2030 BE do zgjerohet. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum. Nëse mbyllen edhe kapitujt brenda vitit 2027, besoj që edhe ky proces do ishte më i shpejti që ka bërë ndonjë vend tjetër, drejt rrugës europiane.”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ngërçi merr fund, BE jep 90 miliardë euro kredi për Ukrainën Marrëveshja për emigrantët sipas rregullave të BE/ Reagon Meloni: Lajm i rëndësishëm, ecim përpara “Vizita e Ramës në Athinë, e rëndësishme për integrimin”/ Çika: Greqia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Lini një Përgjigje