E rëndë në vend/ Makina bie në përrua, pasagjeri humb jetën pasi shoferi nuk e ndihmoi…

E rëndë në vend/ Makina bie në përrua, pasagjeri humb jetën pasi shoferi nuk e ndihmoi…

Pikat kryesore

  • Një ngjarje e rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në fshatin Dars të Klosit, ku një aksident rrugor ka marrë përmasa tragjike për shkak të papërgjegjshmërisë së drejtuesit të mjetit.
  • Rreth orës 01:30, një automjet tip “Audi” me targa angleze ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e fshatit.
  • Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, 24-vjeçarin A.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në fshatin Dars të Klosit, ku një aksident rrugor ka marrë përmasa tragjike për shkak të papërgjegjshmërisë së drejtuesit të mjetit. Rreth orës 01:30, një automjet tip “Audi” me targa angleze ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e fshatit. Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, 24-vjeçarin A. L., i cili rezultoi se po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Por detaji më tronditës është veprimi i tij pas aksidentit: 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke braktisur pasagjerin që ndodhej me të, shtetasin J. K., 30 vjeç. Aktualisht, polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e policisë po vijojnë kërkimet intensive në rrjedhën e përroit, pasi dyshohet se 30-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe fati i tij ende nuk dihet. Drejtuesi i mjetit tashmë do të përballet me drejtësinë për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe mosdhënien e ndihmës.

Lini një Përgjigje