Rogerti ‘demaskon’ Mirin pas rikthimit, deklaroi në Dhomën e Rrëfimit

Rogerti ‘demaskon’ Mirin pas rikthimit, deklaroi në Dhomën e Rrëfimit

Pikat kryesore

  • Dalja e pazakontë e Rogertit mbrëmjen e djeshme për t’u ballafaquar me Monika Kryemadhin dhe rikthimi i tij i menjëhershëm në shtëpi, ka shërbyer si një “test” i vërtetë për të kuptuar aleancat dhe miqësitë brenda lojës.
  • Lëvizja e tij surprizë u dha një moment kënaqësie banorëve, të cilët menduan se shpëtuan prej tij, por gëzimi zgjati shumë pak.
  • Pas rikthimit, Rogerti ka reflektuar mbi sjelljet që pa në ato minuta mungesë dhe ka dalë në përfundime të qarta në “Dhomën e Rrëfimit”.

Dalja e pazakontë e Rogertit mbrëmjen e djeshme për t’u ballafaquar me Monika Kryemadhin dhe rikthimi i tij i menjëhershëm në shtëpi, ka shërbyer si një “test” i vërtetë për të kuptuar aleancat dhe miqësitë brenda lojës. Lëvizja e tij surprizë u dha një moment kënaqësie banorëve, të cilët menduan se shpëtuan prej tij, por gëzimi zgjati shumë pak. Pas rikthimit, Rogerti ka reflektuar mbi sjelljet që pa në ato minuta mungesë dhe ka dalë në përfundime të qarta në “Dhomën e Rrëfimit”. Ai ka shigjetuar drejtpërdrejt Mirin, personin me të cilin është parë shpesh të bëjë plane si “ortakë”. Përveç zhgënjimit nga “ortaku”, Rogerti ka përcaktuar qartë edhe frontin e luftës për ditët në vijim: “Kundërshtarët më të fortë që kam në këtë lojë janë Selin dhe Miri”.

Lini një Përgjigje