Rikthehet transporti urban në Prishtinë/ Më në fund Ministria e Financave alokon një…

Rikthehet transporti urban në Prishtinë/ Më në fund Ministria e Financave alokon një…

Pikat kryesore

  • Perplasjet politike në Kosovë u bënë shkak për të bllokuar edhe transportin urban në kryeqytet.
  • “Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë eurosh nga borxhet e vitit 2024, nga Ministria e Financave drejt kryeqytetit.
  • Drejtoria e Financave e kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave”, ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Perplasjet politike në Kosovë u bënë shkak për të bllokuar edhe transportin urban në kryeqytet. U deshën 9 ditë protestë që ministia e financave e drejtuar nga ministri në detyrë Hekuran Murati, të merrej vesh me komunën e Prishtinës për të alokuar fondet e prapambetura, dhe që qytetarët të fillojnë të përdorin këtë shërbim. “Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë eurosh nga borxhet e vitit 2024, nga Ministria e Financave drejt kryeqytetit. Drejtoria e Financave e kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave”, ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Për shkak të borxheve, “Trafiku Urban” dhe transportuesit privatë ndërprenë shërbimet që prej javës së kaluar dhe protestuan përpara godinës së Komunës së Prishtinës dhe qeverisë. Zgjidhje është gjetur vetëm pas vendimit të Kuvendit Komunal për alokimin e mjeteve financare, pas të cilit nisi lëvrimi i fondeve nga Ministria e Financave. Gjatë ditëve të kaluara, Komuna dhe qeveria në detyrë kanë akuzuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ambasada Amerikane kundër Kurtit/ Berhami: SHBA nuk i ka besuar Kurtit! Kosova, në ‘ditët më të errëta’ me Perëndimin Linda Karçanaj del nga SPAK/ Kreu i AKSHI u pyet për disa tendera me miliona euro

Lini një Përgjigje