Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me…

Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me…

Pikat kryesore

  • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në nisje të sesionit të ri parlamentar.
  • Balla theksoi rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të procesit të integrimit europian.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale. Balla theksoi rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të procesit të integrimit europian. “Diskutuam mbi avancimin e procesit të integrimit europian, rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me objektin tonë të qartë ngritjen e flamurit tonë kuq e zi në oborrin e Brukselit deri më 28 Nëntor 2030.” Balla shprehu krenarinë për ecurinë e deritanishme të vendit në negociata, duke theksuar se Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe po ecën me vendosmëri drejt mbylljes së tyre, mbi bazën e meritës, reformave konkrete dhe respektimit të vlerave europiane.

Lini një Përgjigje