Pikat kryesore
Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan ku u mirprit nga kryetari, Naser Tolaj dhe nga imamët e kësaj komune. Ramosaj ka shprehur mirënjohjen e thellë për punën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e tyre të çmuar. “Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përkushtimit dhe angazhimit në shërbim të besimtarëve myslimanë, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e Islamit, ashtu siç e thotë libri i shenjtë Kurani dhe tradita profetike” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”. Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përkushtimit dhe angazhimit në shërbim të besimtarëve myslimanë, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e Islamit, ashtu siç e thotë libri i shenjtë Kurani dhe tradita profetike! Sot, gjatë vizitës në këtë institucion të nderuar dhe me rëndësi të veçantë, u mirëprita nga Kryetari z. Naser ef. Tolaj, si dhe nga imamët e respektuar të komunës sonë. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time të thellë për punën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur dhe vlerësova bashkëpunimin e tyre të çmuar! Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA!