Zeqiri: Premtimet pa buxhet janë vetëm propagandë – në fushatë po ka shumë të tilla

Zeqiri: Premtimet pa buxhet janë vetëm propagandë – në fushatë po ka shumë të tilla

Pikat kryesore

Sipas tij, kjo dukuri më shumë është vërejtur te kandidatët e LVV për kryetar komune, ku premtimet e tyre nuk i kalkulojnë në buxhetin komunal për investime, por në përkrahjen e mundshme të qeverisë duke përmendur Albin Kurtin. “Shumë kandidatë për kryetar komune nga LVV në premtimet e tyre përmendin kryeministrin në detyrë Albin Kurti duke thënë se premtimet do t’i realizojmë bashkë. Varësinë në realizimin e projekteve/premtimeve shumë kandidatë e lidhin me faktin se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm. Kryetarët nuk do të duhej të krijojnë kësisoj varësie, sepse në total buxheti vjetor i të gjitha komunave është rreth 800 milionë euro, ku mbi 55% është për paga e mëditje dhe vetëm rreth 20% është i kontrolluar nga ta si pjesë e të hyrave vetanake. Duke u bazuar në këtë, është komplet e padrejtë që të bësh fushata e projekte duke u bazuar në nivelin qendror”, ka thënë Zeqiri. Në anën tjetër, sipas tij, kryesisht komunat që janë udhëhequr nga LVV janë trajtuar ndryshe nga komunat e tjera, të cilat ose nuk janë përkrahur fare, ose iu janë bllokuar shumë projekte kapitale, siç ka ndodhur me Prishtinën e Prizrenin. “Kemi vërejtur shumë ankesa nga komuna e Prizrenit, Prishtina dhe komunat e tjera të mëdha, të cilat gjatë këtyre katër vjetëve kanë marrë shumë më pak përkrahje nga qeveria sesa komunat e vogla siç janë Shtimja dhe Podujeva. Këto dy komuna kanë përfituar shumë më shumë se komunat e tjera. Kjo është një padrejtësi që iu ka ndodhur komunave tjera dhe po ashtu është e padrejtë që në fushatë kandidatët për kryetar të LVV vazhdimisht të thirren se kryeministri në detyrë do t’i përkrahë ata më shumë sesa partitë e tjera që sot janë në opozitë”, ka shtuar Zeqiri. Asnjë kryetar komune, sipas Zeqirit, nuk duhet të mundohen ta përvetësojnë qeverinë e vendit, sepse kjo duhet të jetë e njëjtë për të gjithë e jo të bëjë dallime në përkrahje të projekteve kapitale, siç ka ndodhur në katër vitet e fundit. Idrizi premton rritje të subvencioneve dhe përkrahje të vazhdueshme në bujqësi mandatin e ardhshëm Zeqiri: Premtimet pa buxhet janë vetëm propagandë – në fushatë po ka shumë të tilla Uran Ismaili takon të moshuarit: Do të garantojmë jetë aktive komunitare edhe pas pensionimit Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, priti në takim iniciatorët e vendosjes së monumentit me tri shkronjat e arta të UÇK-së në Çyçavicë Gjykata në Shkup konfirmon aktakuzën kundër dhjetëra personave për zjarrin vdekjeprurës në Koçan Ilir Ferati falendëron banorët e Dukagjinit, Dafinës e Turbuofcit për përkrahjen

Lini një Përgjigje