Labinot Tahiri: “24 orë pa rrymë” – Labinot Tahiri reagon ashpër dhe bën thirrje…

Labinot Tahiri: “24 orë pa rrymë” – Labinot Tahiri reagon ashpër dhe bën thirrje për…

Pikat kryesore

Ai ka shpërthyer në kritikë të ashpër ndaj institucioneve, duke denoncuar mungesën e reagimit dhe duke bërë thirrje për organizim protestash. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi tha se qyteti i Ferizajt, si dhe shumë zona të tjera, kanë mbetur për 24 orë pa energji elektrike, gjë që sipas tij përbën një nënçmim dhe poshtërim për qytetarët. “24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! Këngëtari theksoi se situata po prek rëndë jo vetëm familjet, por edhe bizneset dhe sektorin shëndetësor, ku sipas tij profesionistët nuk guxojnë të reagojnë publikisht. Në këtë kuadër, ai paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të marrë vetë nismën për protesta. Labi kërkoi që protestat të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos kenë dallime politike, duke bërë apel që qytetarët të bashkohen për të mbrojtur interesat e tyre. Në fund të reagimit të tij, artisti i njohur i bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë dhe të mos heshtin përballë situatës së rëndë. “O mileti, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja.” Reagimi i Labit ka ngjallur shumë komente dhe diskutime në rrjete sociale, ku një pjesë e qytetarëve shprehen të revoltuar për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike, ndërsa të tjerë i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të japin sqarime dhe zgjidhje të menjëhershme. Diddy pas letrës së tij drejtuar gjyqtarit Kim Kardashian dhe Kris Jenner ngrisin për herë të parë padi për shpifje kundër Ray J Sa para ka muzikantja më e pasur në botë? Pasuria neto e Taylor Swift Nevoja për vëmendje seksuale apo adoleshenca e dytë?

Lini një Përgjigje