Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të…

Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar opozitën se rregullorja e Kuvendit do të ndryshojë, me rinisjen e punimeve të Kuvendit, të hënën.
  • Rama: Dua ta ritheksoj se në ndarjen e mandateve në Kuvend, diferenca është shumë e madhe.
  • Dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht spektatorë të një teatri balte.

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar opozitën se rregullorja e Kuvendit do të ndryshojë, me rinisjen e punimeve të Kuvendit, të hënën. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030”, Rama tha se po të shohësh ndarjen e orëve duket sikur jemi në një parlament, 51 m 49, orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës, është shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në vendet e BE. Rama: Dua ta ritheksoj se në ndarjen e mandateve në Kuvend, diferenca është shumë e madhe. Ndërsa në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh nga jashtë, duket sikur jemi në një parlament 51 me 49, çka do të thotë se orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës janë anomalisht shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në parlamentet e BE-së. Me këtë nuk dua të them se duam t’ua ulim orët opozitës; përkundrazi, dua të them se duhet të shikojmë që të ndërpriten fjalët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të etikës parlamentare, duke përdorur procedurën për të marrë peng jo Kuvendin, por publikun. Dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht spektatorë të një teatri balte. Kjo duhet të marrë fund. Në asnjë parlament demokratik, në asnjë parlament të BE-së, kjo nuk i lejohet asnjë force politike. Prandaj, duke qenë se rregullorja e parlamentit nuk është e shkruar në gur, dhe duke u bazuar te rregulloret dhe praktikat e BE-së, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala “procedurë” të mos jetë e barabartë me konceptin e pengmarrjes. Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e Kuvendit është bashkëveprim dhe bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre të rejave dhe të rinjve, si dhe të atyre familjeve që ndjekin Kuvendin. Mbi të gjitha, është një goditje në aspektin social, sepse krijon nxitje të urrejtjes.

Lini një Përgjigje