Pikat kryesore
- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi në Parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.
- Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet vullneti i vërtetë politik matet me votë dhe jo me fjalime patetike, duke iu referuar kështu fjalimeve të Ramës në Kuvend.
- Bardhi tha gjithashtu se kryeministri Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi në Parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet vullneti i vërtetë politik matet me votë dhe jo me fjalime patetike, duke iu referuar kështu fjalimeve të Ramës në Kuvend. Bardhi tha gjithashtu se kryeministri Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. Ai shtoi gjithashtu se kryeministri u rreshtua sot në Parlament si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm. Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen! Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos. Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm. Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar. Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!