Rama në Athinë/ Çupi: Vizita e kryeministrit Rama në Greqi bëhet për Brukselin

Rama në Athinë/ Çupi: Vizita e kryeministrit Rama në Greqi bëhet për Brukselin

Pikat kryesore

  • Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, deklaroi se vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka si qëllim kryesor eliminimin e pengesave në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
  • Ai theksoi se Athina ka qenë për një kohë të gjatë një nga pikat ku janë krijuar ngërçe sa i takon rrugës europiane të Shqipërisë.
  • Çupi shtoi se aktualisht është krijuar një klimë më e favorshme për Shqipërinë, e cila lidhet me afrimin me BE dhe me rritjen e rolit të vendit në forumet ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe paqevendosjes.

Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, deklaroi se vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka si qëllim kryesor eliminimin e pengesave në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Athina ka qenë për një kohë të gjatë një nga pikat ku janë krijuar ngërçe sa i takon rrugës europiane të Shqipërisë. Çupi shtoi se aktualisht është krijuar një klimë më e favorshme për Shqipërinë, e cila lidhet me afrimin me BE dhe me rritjen e rolit të vendit në forumet ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe paqevendosjes. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se Shqipëria mund të luajë edhe rolin e një ndërmjetësi mes Turqisë dhe Greqisë. Vizita është shumë e qartë, që vizita e Ramës në Athinë bëhet për Brukselin. Sigurisht, me gjithë rëndësinë dhe peshën që kanë fqinjësia dhe motivet e tjera, por është një vizitë për të eliminuar çfarëdo pengese që na shfaqet drejt Brukselit për pranimin në BE. Athina ishte një nga stacionet ku u tentua për një kohë të gjatë të krijoheshin ngërçe, por edhe të sajoheshin pengesa të llojit, siç ishin të drejtat e individit dhe të drejtat e minoritetit. Edhe pse ishin artificiale, me frymëzim nga e kaluara, prapë se prapë Evropa dhe njerëzit e vendeve të përparuara që e kërkojnë Shqipërinë në BE u shqetësuan. Momenti i tanishëm është kur kryeministri Rama gjen klimën më të përshtatshme. Cila është klima? Klima është afrimi me BE-në, është domosdoshmëria e krijuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të paqe-ruajtjes dhe paqevendosjes. Është një moment kur Shqipëria mund të jetë shumë thjesht një ndërmjetëse midis Turqisë dhe Greqisë.”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rregulla të reja të BE-së, nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme Ballkan Update me Habi Hoxha, (21/04/2026) Ligj i ri në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla

Lini një Përgjigje