Pikat kryesore
- Gjatë këtyre takimeve, Hita theksoi nevojën për të shmangur ndalimet e automjeteve pa arsye në akset nacionale, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme dhe të ekspozuar ndaj keqinterpretimit dhe abuzimit.
- Në vend të saj, ai kërkoi përdorimin më të gjerë të teknologjisë, si poliskani, radarët e shpejtësisë dhe dronët, për të garantuar kontroll më të drejtë dhe efikas.
- “Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja.
Skënder Hita, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka zhvilluar një seri takimesh me strukturat e Policisë Rrugore në Tiranë dhe drejtues të sigurisë publike në qarqe, ku ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm në mënyrën e ushtrimit të kontrolleve në terren. Gjatë këtyre takimeve, Hita theksoi nevojën për të shmangur ndalimet e automjeteve pa arsye në akset nacionale, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme dhe të ekspozuar ndaj keqinterpretimit dhe abuzimit. Në vend të saj, ai kërkoi përdorimin më të gjerë të teknologjisë, si poliskani, radarët e shpejtësisë dhe dronët, për të garantuar kontroll më të drejtë dhe efikas. “Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”. Një tjetër fokus i rëndësishëm ishte kontrolli rigoroz në zonat urbane, ku Hita kërkoi masa të forta ndaj parkimeve të gabuara, manovrave të rrezikshme, zhurmave nga automjetet e modifikuara, si dhe drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.