Rama mesazh protestuesit: Mos lejo askënd ta përdorë hallin tënd kundër Shqipërisë

Rama mesazh protestuesit: Mos lejo askënd ta përdorë hallin tënd kundër Shqipërisë

Pikat kryesore

  • TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi të një qytetari të ulur përpara godinës së Kryeministrisë, i mbështjellë me flamurin kuqezi, duke i kushtuar një mesazh të gjatë dhe personal.
  • Në mesazhin e tij, Rama i drejtohet protestuesit si një qytetar, i cili mund të ketë zemërimet e tij nga problemet e përditshme, duke thënë se e kupton dhe e mirëkupton brengën e tij.
  • Kryeministri argumenton se protestuesit shpesh përdoren nga aktorë politikë, mediatikë dhe rrjetet sociale për interesa të tjera, ndërsa më pas lihen vetëm me problemet e tyre reale.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi të një qytetari të ulur përpara godinës së Kryeministrisë, i mbështjellë me flamurin kuqezi, duke i kushtuar një mesazh të gjatë dhe personal. Në mesazhin e tij, Rama i drejtohet protestuesit si një qytetar, i cili mund të ketë zemërimet e tij nga problemet e përditshme, duke thënë se e kupton dhe e mirëkupton brengën e tij. Kryeministri argumenton se protestuesit shpesh përdoren nga aktorë politikë, mediatikë dhe rrjetet sociale për interesa të tjera, ndërsa më pas lihen vetëm me problemet e tyre reale. Më tej, Rama i bën thirrje protestuesit të mos lejojë që pakënaqësitë e tij të përdoren kundër interesave të vendit dhe e fton të dialogojë me institucionet, pasi vetëm kjo qasje thotë Rama është rrugëzgjidhje në demokraci. “ Eja tek unë. Jo të më duartrokasësh. Jo të heqësh dorë nga kritikat e tua ”, shkruan Rama. Sipas tij, demokracia kërkon respekt për mendimet ndryshe dhe se Shqipëria ndërtohet si nga ata që mbështesin qeverinë, ashtu edhe nga ata që e kritikojnë atë. Shënimi i kryeministrit Edi Rama: MIRËMËNGJES I DASHUR PROTESTUES Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje. Ose ndoshta ti nuk je i shqetësuar për zogjtë e as nuk e di fare ku bie tamam laguna e Nartës. Po mbase je i zemëruar ngaqë ke një hall tëndin. Hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë. Hall shëndeti në familje. Largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta. Hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet… Ose ndoshta ti nuk je i shqetësuar për zogjtë e as nuk e di fare ku bie tamam laguna e Nartës. Po mbase je i zemëruar ngaqë ke një hall tëndin. Hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë. Hall shëndeti në familje. Largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta. Hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet… Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde. Sepse jo vetëm të kuptoj, po edhe të mirëkuptoj, ngaqë jam po aq i zemëruar sa ti me pronarin e pasur që kujton se pasuria i jep të drejtë të sillet si zot i fatit tënd. Me nëpunësin a drejtorin që atij i shërben pa kushte, ndërsa ty as nuk të hedh sytë. Jam i zemëruar me arrogancën e kujtdo që detyrën ndaj teje e ushtron si pushtet mbi ty. Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde. Sepse jo vetëm të kuptoj, po edhe të mirëkuptoj, ngaqë jam po aq i zemëruar sa ti me pronarin e pasur që kujton se pasuria i jep të drejtë të sillet si zot i fatit tënd. Me nëpunësin a drejtorin që atij i shërben pa kushte, ndërsa ty as nuk të hedh sytë. Jam i zemëruar me arrogancën e kujtdo që detyrën ndaj teje e ushtron si pushtet mbi ty. Por pikërisht sepse brenga jote më dhemb dhe arsyet e tua më gjejnë të bindur për legjitimitetin e tyre, unë nuk të shoh dot ashtu. Vetëm. Si një peshk jashtë ujit, pasi dallga e madhe që e nxorri në breg është tërhequr e tëra. Dhe ata që të thirrën për t’u bërë “deti i Shqipërisë së re”, pa pronarë arrogantë, pa nëpunës që i përulen lekut dhe përbuzin njeriun, pa halle shëndeti e pronash, pa të huaj që investojnë në tokat tona e pa investime private në brigjet tona, sot nuk janë askund. Por pikërisht sepse brenga jote më dhemb dhe arsyet e tua më gjejnë të bindur për legjitimitetin e tyre, unë nuk të shoh dot ashtu. Vetëm. Si një peshk jashtë ujit, pasi dallga e madhe që e nxorri në breg është tërhequr e tëra. Dhe ata që të thirrën për t’u bërë “deti i Shqipërisë së re”, pa pronarë arrogantë, pa nëpunës që i përulen lekut dhe përbuzin njeriun, pa halle shëndeti e pronash, pa të huaj që investojnë në tokat tona e pa investime private në brigjet tona, sot nuk janë askund.

Lini një Përgjigje