Algjeria, shpresat gjallë/ “Luftëtarët e shkretëtirës” mundën me përmbysje Jordaninë

Algjeria, shpresat gjallë/ “Luftëtarët e shkretëtirës” mundën me përmbysje Jordaninë

Pikat kryesore

  • Algjeria jepej padyshim fuqia e tretë e grupit J, dhe pas disfatës së rëndë ndaj Argjentinës, u kthye në rrugë të mbarë në këtë Botëror.
  • Fitorja 2-1 ndaj Jordanisë, sado e vuajtur dhe e vënë në dyshim, I dha mundësinë të shpresojë për kualifikimin, dhe e ka në dorë vetë fatin e saj, me ndeshjen e tretë në grup atë ndaj Austrisë.
  • Të mbiquajturit “Luftëtarët e Shkretëtirës” patën epërsi të thellë, me plot 72 për qind mbajtje topi, dhe me dyfishin e gjuajtjeve në krahasim me kundërshtarin, brenda e jashtë porte.

Ishte e pritshme, por thuajse nuk ndodhi. Algjeria jepej padyshim fuqia e tretë e grupit J, dhe pas disfatës së rëndë ndaj Argjentinës, u kthye në rrugë të mbarë në këtë Botëror. Fitorja 2-1 ndaj Jordanisë, sado e vuajtur dhe e vënë në dyshim, I dha mundësinë të shpresojë për kualifikimin, dhe e ka në dorë vetë fatin e saj, me ndeshjen e tretë në grup atë ndaj Austrisë. Të mbiquajturit “Luftëtarët e Shkretëtirës” patën epërsi të thellë, me plot 72 për qind mbajtje topi, dhe me dyfishin e gjuajtjeve në krahasim me kundërshtarin, brenda e jashtë porte. Gjithsesi, Jordania, apo ekipi I “Kalorësve” siç njihet në atdheun e saj, e tregoi veten më të fortë sesa në humbjen me shifrat 4-2 në miqësoren ndaj Shqipërisë vjeshtën e kaluar. Avantazhi ishte I saji në minutën e 36-të kur shënoi Nizar A Rashdan. Algjerianët iu përveshën mirë punës, edhe pse u desh kohë që të siguroheshin tri pikët. Benbuali barazoi në 69’, falë asistit nga Rijad Mahrez, dhe Guiri I dha të vetëve fitoren tetë minuta para fundit. Plot 17 gjuajtje, nga të cilat 8 në kuadrat, e thyen më në fund rezistencën e kundërshtarin. Sfidat e fundit në grup, ndaj Austrisë, është e vështirë, por e mundshmë për t’u fituar ose të paktën për t’u barazuar, dhe algjerianëve mund t’u bëjë punë edhe vetëm një pikë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Portugalia kërkon “revanshin”/ Luzitanët luajnë sfidën e dytë në Botëror kundër Uzbekistanit Mbappe përgjigjet me gola/ Barazon rekordin e vjetër të Botërorëve pas Francë-Irak Messi është “zoti” i futbollit/ Kampioni i botës, rekordmen i golave në të gjithë Botërorët

Lini një Përgjigje