Pikat kryesore
- Klasi është i tillë, por edhe niveli i kundërshtarit dhe vetëm pak orë pasi Lionel Mesi theu rekordin e golave në historinë e kupave të botës, Kilian Mbape reagoi me dy rrjeta.
- Franca mundi 3-0 Irakun dhe u kualifikuar në raundin e dytë, në një ndeshje të grupit I që nuk pati histori përveçse u bë e para në të gjitha kohët e Botërorëve që u ndërpre për shkak të motit.
- Vonesa ishte rreth 2 orë për shkak të vetëtimave, duke u zbatuar masat e rrepta në mbrojtje të tifozëve dhe skuadrave.
Përgjigja nuk mund të vononte. Klasi është i tillë, por edhe niveli i kundërshtarit dhe vetëm pak orë pasi Lionel Mesi theu rekordin e golave në historinë e kupave të botës, Kilian Mbape reagoi me dy rrjeta. Franca mundi 3-0 Irakun dhe u kualifikuar në raundin e dytë, në një ndeshje të grupit I që nuk pati histori përveçse u bë e para në të gjitha kohët e Botërorëve që u ndërpre për shkak të motit. Vonesa ishte rreth 2 orë për shkak të vetëtimave, duke u zbatuar masat e rrepta në mbrojtje të tifozëve dhe skuadrave. Kapiteni i saj sikur imitori atë që argjentinasi bëri ndaj Austrisë, pra goditi saktë dy herë, në minutat 14 për 1-0 dhe 54 për 2-0. Tashmë, ai ka 16 rrjeta në kupat e botës, dy më pak se rekordi I ri, dhe baraz me rekordin e vjetër të Miroslav Kloses. Kanë mbetur pas Fenomeni Ronaldo apo Gerd Myleri, ndonëse “Bomberi gjerman” shënonte ndaj rivalëve si Anglia, Italia, Polonia e Latos, Jugosllavia apo Holanda e Krujfit. Po ashtu, Mbape synon Këpucën e Artë të këtij Botërori me 4 gola, ndaj 5 të Mesit. Franca e dominoi sfidën ndaj irakenëve, që janë kundërshtar modest, duke mos i lënë asnjë gjuajtje në kuadrat, ndërsa vetë pati 19 goditje gjithsej. Usman Dembele realizoi golin e tretë, të parin për kombëtaren në turnetë e mëdhenj, ndërsa nënkampionët e botës janë në krye të grupit me 6 pikë të plota, po aq sa Norvegjia, por me golaverazh paksa më të mirë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, 20 viktima në Francë që nga fundjava Portugalia kërkon “revanshin”/ Luzitanët luajnë sfidën e dytë në Botëror kundër Uzbekistanit Algjeria, shpresat gjallë/ “Luftëtarët e shkretëtirës” mundën me përmbysje Jordaninë