Kanibali i golit” godet sërish/ Erlind Halaand udhëheq Norvegjinë në fitoren ndaj…

Kanibali i golit” godet sërish/ Erlind Halaand udhëheq Norvegjinë në fitoren ndaj…

Pikat kryesore

  • Norvegjia u kthye në kupat e botës pas plot 28 viteve, dhe menjëherë e kaloi klasën, madje me një sukses që nuk mund të mos vlerësohet.
  • Senegali i fortë, që vinte në këtë duel të grupit pas humbjes thuajse të pamerituar ndaj Francës, u mposht 3-2, pra ishte një konfirmim.
  • Brenda triumfit të skandinavëve është edhe festa e yllit të tyre kryesor, Erling Haland, që sa i takon golave, është thuajse si një Mesi apo Mbape.

Më e rëndësishmja nga të gjitha ishte fitorja e ekipit. Norvegjia u kthye në kupat e botës pas plot 28 viteve, dhe menjëherë e kaloi klasën, madje me një sukses që nuk mund të mos vlerësohet. Senegali i fortë, që vinte në këtë duel të grupit pas humbjes thuajse të pamerituar ndaj Francës, u mposht 3-2, pra ishte një konfirmim. Brenda triumfit të skandinavëve është edhe festa e yllit të tyre kryesor, Erling Haland, që sa i takon golave, është thuajse si një Mesi apo Mbape. Realizoi dy herë, identik si argjentinasi dhe francezi, dhe mbeti fuqishëm në garën për Këpucën e Artë në këtë Botëror në Amerikën e Veriut. Ata 80 000 e më shumë tifozë në stadiumin “Nju Jork Nju Xhersi”, ku do të luhet edhe finalja, padyshim që u argëtuan nga dueli i fortë dhe nga sulmuesi viking. Pasi Pedersen kaloi norvegjezët në epërsi, Haland dyfishoi shifrat në nisje të pjesës së dytë, në 48’. Më I miri I Senegalit, Ismaila Sarr, ngushtoi shifrat shpejt, që në 53’, por edhe përgjigja e dytë e yllit të Mançester Sitit nuk është se vonoi. Rrjeta për 3-1 u shënua sapo kaluan pesë minuta. Në fund fare, Sarr realizoi edhe të dytin personal, por nuk i shpëtoi dot senegalezët nga humbja. Çfarë po bën Haland në këtë Botëror? Natyrisht që po jep maksimumin me 4 rrjeta në dy ndeshje, duke qenë kandidat i fortë për Këpucën e Artë. Po ashtu, po ndihmon Norvegjinë që të shkojë sa më shumë përpara dhe kualifikimi një ndeshje para fundit nuk është gjë e vogël. Me shumë kërshëri pritet dueli I tij me Kilian Mbapenë, kur nordikët të përballen me Francën nënkampione të botës në 26 qershor në Boston. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mané nuk jep trofeun/ Futbollisti i Senegalit refuzon të japë çmimin individual Inter kapitullon në Norvegji/ Champions, zikaltërit rrezikojnë eliminimin me disfatën 3-1 Jagland, pa imunitet/ Doli në dosjet “Epsein”, Këshilli i Europës i hap rrugë hetimit në Norvegji

Lini një Përgjigje