Rama fton studentët në Tokyo që të vizitojnë Shqipërinë: Ka më shumë diell se këtu, gjeni…

Rama fton studentët në Tokyo që të vizitojnë Shqipërinë: Ka më shumë diell se këtu, gjeni…

Pikat kryesore

  • Rama theksoi se integrimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm institucional, por edhe intelektual e njerëzor, duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
  • Ai e cilësoi si të rëndësishëm transformimin e Shqipërisë “nga Koreja e Veriut e Europës” në një vend kandidat për BE dhe anëtar të NATO-s që kontribuon në arenën ndërkombëtare.
  • Në fund të fjalës së tij, kryeministri ftoi qytetarët japonezë të vizitojnë Shqipërinë, duke promovuar klimën, turizmin dhe gastronominë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë gjatë një bashkëbisedimi me studentët e një universiteti në Tokyo, ku u ndal te rruga e transformimit të vendit dhe objektivi për integrimin europian. Rama theksoi se integrimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm institucional, por edhe intelektual e njerëzor, duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ai e cilësoi si të rëndësishëm transformimin e Shqipërisë “nga Koreja e Veriut e Europës” në një vend kandidat për BE dhe anëtar të NATO-s që kontribuon në arenën ndërkombëtare. Në fund të fjalës së tij, kryeministri ftoi qytetarët japonezë të vizitojnë Shqipërinë, duke promovuar klimën, turizmin dhe gastronominë shqiptare. “Integrimi nuk është vetëm institucional, por është intelektual dhe njerëzor. Ne jemi thellësisht shumë të angazhuar në anëtarësimin në BE. Jemi të dashuruar. Nga Koreja e Veriut të Europës, si një vend kandidat për në BE dhe anëtar i NATO-s. Nga një vend që dikur i trembej botës në një vend që i kontribuon botës, është diçka shumë e rëndësishme. Kemi shumë diell në Shqipëri, kështu që ejani ta shijoni. Ushqimi juaj nuk ka të dytë, por ne kemi ushqimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kreu i qeverisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Në tërmetin shkatërrues të 2019-ës qëndroi krah nesh”/ Rama: Japonia është për Shqipërinë mik i paçmuar “Shqipëria më afër se kurrë me BE”/ Rama në Tokyo: Integrimi për ne është diçka ekzistenciale Rama në Tokyo, takim me kryeministren Sanae Takaichi: Presim fuqizimin e marrëdhënieve Shqipëri-Japoni

Lini një Përgjigje