Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas! Fatjon Semanjaku personazh që riktheu

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas! Fatjon Semanjaku personazh që riktheu

Pikat kryesore

  • Fatjon Semanjaku, personazh që riktheu në publik çështjen e non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA, ësht një kandidat për deputet i PD-së në listën e hapur të qarkut Fier për zgjedhjet e 11 majit.
  • Semanjaku, sipas prezantimit që ka bërë në publik gjatë promovimit të kandidaturës së tij në fushatë nuk ishte një student i Harvardit, por një i diplomuar atje.
  • Semanjaku duket ka marrë pjesë në takimin e Anthony Blinken në Kennedy School të Harvard, pikërisht për të ngritur pyetjen e Non Grata-s.

Fatjon Semanjaku, personazh që riktheu në publik çështjen e non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA, ësht një kandidat për deputet i PD-së në listën e hapur të qarkut Fier për zgjedhjet e 11 majit. Semanjaku, sipas prezantimit që ka bërë në publik gjatë promovimit të kandidaturës së tij në fushatë nuk ishte një student i Harvardit, por një i diplomuar atje. Semanjaku duket ka marrë pjesë në takimin e Anthony Blinken në Kennedy School të Harvard, pikërisht për të ngritur pyetjen e Non Grata-s. Pavarësisht mënyrës dhe koloritit të pyetjes në formën e saj, përmbajtja në fakt ishte e rëndësishme. Partia Demokratike, konkretisht fanatikët apo partnerët politikë të Sali Berishës, në forma të ndryshme kanë tentuar ta fshehin për 5 vjet ndëshkimin bombastik të qeverisë së Shteteve të Bashkuara ndal liderit të PD-së, por në realitet nuk e kanë fshehur dot. E kanë pasur brenda në bark si një lepur që lëvrin, e nga halli kanë shpikur teori, përralla dhe ngjarjen nga më fantazmagoriket. Kujtesa që Semanjaku rihapi nga kampusi i Kennedy Scoohol të Universitetit të Harvardit në qytetin Cambridge të shtetit Massachusetts, e cila mund apo të mos ishte spontane, është e domosdoshme që të rissillet në çështje të diskutimit. Sali Berisha është politikani më i lartë i Ballkanit Perëndimor i sanksionuar nga qeveria e SHBA sipas ligjit 7031/C. Që do të thotë me vulën Non Grata për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë. Berisha i cili është sanksionuar së bashku me familjen e tij, nuk është i vetmi politikan që është ndëshkuar nga qeveria amerikane në Ballkan. SHBA ka një sërë “urdhrash e medaljesh” për keq për personazhet e huaj, renditja apo vendi nga ku ka kuptim të veçantë e të rëndësishëm politik. Milorad Dodik përshembull, ish-kreu i serbëve të Bosnjës dhe politikani më relevant atje, nuk është Non Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por vetëm nga Departamenti i Thesarit. Që më pas ju hoqën. Pse ju hoqën? Sepse së pari Blinken e ndoqi çështjen me lobim pore dhe gjyqësisht në SHBA, nga ku arriti të marrë një verdikt prej një gjykate në Shtetet e Bashkuara, që i hooqi sanksionin. Sanksioni ndaj Dodik, edhe pse politik, ngaqë është vulosur nga qeveria federale e SHBA, ai ishte më shumë sanksion financiar, pra ngrirje fondesh të huaja. Kurse Non grata e Sali Berishës ka të gjitha dimensioned; qoftë futjen në listën e zezë të DASH, pra që nuk merr vizë, qoftë ngrirjen e fondeve, qoftë edhe padëshueshmërinë politike dhe diplomatike. Ky është një ndëshkim mjaft i rëndë, nga ku së paku deri tani nuk ka shpëtuar diskush, pavarësisht propagandës pa argumente të spinëve të doktorit. 7031/C është një njollë e fortë që nuk ka detergjent lobues, diplomatik apo politik që e heq. Propaganda e PD-së, ka tentuar ta relativizojë gjithë këto vite çështjen, duke sjellë “precedentë” që nuk kishin lidhje me rastin Berisha. Në fillim sollën Dodikun, duke e lidhur me takimin që Gabriel Escobar bëri me të kur ai ishte anëtar i Presidencës së Bosnjës. Më pas folën për të ndjerin Andreas papandreu, kryeministrin e famshëm të Greqisë në vitet 80 të shekullit të shkuar. Për të cilin thanë se ishte Non grata, por më pas ju hoq. Një fake news me të dyja këmbët, ngaqë Papandreu ishte shtetas amerikan, i cili në një moment pati një problem me SHBA, ngase ishte një mbështetës i fuqishëm i Gedafit të Libisë, Jaser Arafatit të OÇP-së, e shumë organizatave të armatosura të së majtës ideologjike dhe antiamerikane të asaj kohe.

Lini një Përgjigje