Demollari nderohet në Rumani/ Ish-ylli kuqezi respektohet nga ish-klubi i tij, Dinamo…

Demollari nderohet në Rumani/ Ish-ylli kuqezi respektohet nga ish-klubi i tij, Dinamo…

Pikat kryesore

  • Sulejman Demollari ishte I ftuar special në një nga ndeshjet kryesore të kampionatit rumun, asaj mes Dinamos së Bukureshtit dhe Universitateas së Kluzhit.
  • Një shpërblim I merituar për atë që ka dhënë në karrierë për për këtë fanelë, me 100 ndeshje të luajtura e 36 gola të shënuar, duke fituar edhe titullin kampion në 1992.
  • Jo më kot, sipas sondazhit të dikurshëm, shqiptari është lojtari më I mirë I huaj që ka luajtur ndonjëherë për Dinamon e Bukureshtit.

Jo më kot e quanin “Platini I Proletariatit”. Sulejman Demollari ishte I ftuar special në një nga ndeshjet kryesore të kampionatit rumun, asaj mes Dinamos së Bukureshtit dhe Universitateas së Kluzhit. Ish-mesfushori I shkëlqyer I kombëtares shqiptare veshi për 3 sezone fanelën e Dinamos, pra ishte një nga “qentë e kuq”, siç njihet ky ekip në Rumani, dhe ish-klubi I tij e respektoi duke I dhënë rastin të niste topin e parë nga qendra. Një shpërblim I merituar për atë që ka dhënë në karrierë për për këtë fanelë, me 100 ndeshje të luajtura e 36 gola të shënuar, duke fituar edhe titullin kampion në 1992. Jo më kot, sipas sondazhit të dikurshëm, shqiptari është lojtari më I mirë I huaj që ka luajtur ndonjëherë për Dinamon e Bukureshtit. Pasi e shkelmoi topin dhe pasi u përshëndet me tifozë, Demollari foli për platformën televizive Prima Sport, në një transmetim direkt, duke treguar se ishte shumë I nderuar dhe shumë I emocionuar që u respektua nga ish-klubi I tij, ndërsa kishte shumë kohë pa shkelur në Rumani. E përditshmja e Bukureshtit, “Gazeta Sporturilor” I mori një intervistë ekskluzive dhe lajmëron se ish-mesfushori I Shqipërisë ndodhet në Rumani për të xhiruar një film dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së tij. Për kënaqësinë e Demollarit, Dinamo e fitoi ndeshjen e plej ofit ndaj Kluzhit me rezultatin 2-1 në “Arenën Nacionale” në kryeqytet dhe ishte një sukses I rëndësishëm ndaj kryesueses së kampionatit, edhe pse diferenca mbetet e madhe. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! UNICEF: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza Zjarri te pallati 12 katësh/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, flakët në kartonat e ‘Big Market’ Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare/ Sondazhet nxjerrin fitues ish-presidentin Rumen Radev

Lini një Përgjigje