Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Gramshit, ku një person ka humbur jetën pasi thuhet se ka rrëshqitur nga Ujëvara e Sotirës.
- Viktima me iniciale R.Xh ishte, shofer i turistëve që po vizitonin zonën Dyshohet se ai ka qenë duke luajtur me top me persona të tjerë dhe më pas ka rrëshqitur e ka rënë nga lartësia.
- Njoftimi i policisë: Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Gramshit, ku një person ka humbur jetën pasi thuhet se ka rrëshqitur nga Ujëvara e Sotirës. Viktima me iniciale R.Xh ishte, shofer i turistëve që po vizitonin zonën Dyshohet se ai ka qenë duke luajtur me top me persona të tjerë dhe më pas ka rrëshqitur e ka rënë nga lartësia. Njoftimi i policisë: Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.