Mjedisi kërkon ndergjegjësim qytetar Një ndër postulatet me efekt

Mjedisi kërkon ndergjegjësim qytetar Një ndër postulatet me efekt

Pikat kryesore

  • Kjo ndoshta ishte spuntoja, e cila nxiti kryeministrin, ta marrë seriozisht punën, për zgjidhjen e problemeve të shumta që kishte dhe ka sot Shqipëria në këtë fushë.
  • Ndërgjegjësimi i çdo qytetari dhe banori në zonat rurale, do të krijonte mjedisin e pastër, rrugët e qyteteve tona pa mbeturina, rrugët nacionale gjithashtu, por edhe rrugët rurale, të fshatrave e komunave.
  • Çdo turist i huaj që vjen dhe merr rrugën drejt peizazheve malore, ka nevojë të shohë rrugët e fshatrave të pastra, veç atyre në qytete.

Një ndër postulatet me efekt dhe vlerë shumë të madhe në opinionin publik, padyshim mbetet edhe ai që kryeministri i vendit Edi Rama e deklaroi qysh ditët e para të marrjes së postit të tij “mjedisi ynë pikësëpari kërkon nga të gjithë ne një ndërgjegjësim qytetar”. Kjo ndoshta ishte spuntoja, e cila nxiti kryeministrin, ta marrë seriozisht punën, për zgjidhjen e problemeve të shumta që kishte dhe ka sot Shqipëria në këtë fushë. Ndërgjegjësimi i çdo qytetari dhe banori në zonat rurale, do të krijonte mjedisin e pastër, rrugët e qyteteve tona pa mbeturina, rrugët nacionale gjithashtu, por edhe rrugët rurale, të fshatrave e komunave. Çdo turist i huaj që vjen dhe merr rrugën drejt peizazheve malore, ka nevojë të shohë rrugët e fshatrave të pastra, veç atyre në qytete. Dhe realiteti sot në Shqipëri është krejt ndryshe, nga çfarë ka qenë 13 vite më parë. Aksionet në terren, por dhe ndëshkimet ligjore, mbeten garancia e ruajtjes dhe vlerësimit mjedisor. Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrrullshme urbane,të cilat kanë krijuar një faturë të konsiderueshme mjedisore. Rritja e transportit, mbeturinave urbane apo inerte, derdhja e ujërave të zeza në dete e lumenj, prerja pa kriter e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, djegia e gomave, gërryerja e maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi mjedis. Shpesh njeriu nuk e kupton se ajo çfarë e rrethon, edhe nëse nuk mund ta shikoj si konkretisht ajrin, ndikon direkt në cilësinë e jetës. Njeriu shpesh bëhet indiferent ndaj çështjeve të mjedisit, deri në momentin që natyra reagon ashpër. Ndikimi negativ mbi mjedisin, është një faturë që të gjitha shtetet po e paguajnë për zhvillimin e tyre. Për këtë arsye, shpesh, indikatorët e energjisë, transportit dhe mjedisit trajtohen së bashku, pasi është pothuajse e pamundur që të mos ndikojnë te njëri-tjetri. Megjithatë, shtetet e zhvilluara kanë marrë angazhime serioze dhe po mundohen të japin shembullin e mirë se jo gjithmonë zhvillimi në përgjithësi dhe ai i industrisë në veçanti ecën paralel me ndotjen e mjedisit. Nënshkrimi i Protokolleve, të tilla si ai i Kyoto-s për uljen e emërtimit të gazrave, tregojnë se shtetet e kanë rritur ndjeshëm vëmendjen e tyre ndaj mjedisit, pasi kjo lidhet drejtpërsëdrejti me cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. Akoma më i rëndësishëm është Protokolli i Gothenburg-ut, i cili përcakton tavanet për emërtimin e katër ndotësve më të rrezikshëm të ajrit, që krijojnë shirat acide. Për rrjedhojë, të dhënat mbi indikatorët e mjedisit janë shumë të rëndësishëm, pasi ndihmojnë në hartimin e politikave dhe strategjive, vendosjen e objektivave dhe çfarë është më e rëndësishme, përcaktimin e hapave që duhen ndërmarrë. Tërësia e këtyre indikatorëve ndihmon në dhënien e një pamjeje të qartë të situatës dhe ndihmon vendimmarrësit për të qenë sa më efektivë në punën e tyre, por ndihmon edhe qytetarët, bizneset, investitorët e huaj, etj. Ministria e Mjedisit ka projektuar një grup artikujsh që lidhen me disa indikatorë të mjedisit, duke i krahasuar ato herë pas here edhe me mesataren e vendeve të BE-së. Jo në pak raste shifrat janë alarmante. Ndotja në disa zona bregdetare ka qenë disa herë mbi parametrat e lejuar, mbeturinat urbane janë në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e tyre riciklohet. Përgjithësisht, ato digjen. Probleme pa fund shfaqen në trajtimin e mbeturina spitalore, kimikateve të derdhura nëpër lumenj, në ajrin që thithin kryeqytetasit dhe jo vetëm, pluhurat për shkak të ndërtimeve apo ndotjes akustike në qendrat e banuara. Probleme mbart edhe administrimi i burimeve ujore dhe zonave të peshkimit. Raporti për Gjendjen e Mjedisit i vitit 2025 e përcaktonte vendin tonë si “një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm. Ndoshta Shqipëria nuk është ndër vendet më të ndotura në botë, por duhen marrë urgjentisht masa për ndërprerjen e masakrës mjedisore dhe paralel me të hapa konkret për përmirësimin e situatës. Për të arritur këtë mbetet thelbësore ndërgjegjësimi qytetar, si një “detyrë shtëpie” për secilin nga ne.

Lini një Përgjigje