Pikat kryesore
- Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra.
- Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë.
- “Dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra. Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë. “Dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është më e rëndësishme, rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë.” , deklaroi ministri. Ai shtoi se ky vendim i ri do ketë efekt nga muaji prill 2026. Mbështetja rritet sipas tij me 75% nga 40% që ishte. “Rritet me 25 % që ishte për shpërblimet e trajnerëve. 45% trajtimi ushqimor ditor. Shkon në 5 mijë lekë të reja mbështetja në ditë. Ofrojmë një mbështetje më të madhe, një mbështetje më të drejtë për të pasur një motivim më të madh, për të motivuar sportistë elitarë për rezultate më të larta. Kemi një rritje deri në 65 % për stile të veçanta.” , vazhdoi më tej ministri.