Në këtë përballje verbale Edi Rama shfaqet si viktimë dhe pushteti i gjyqësorit, përkatësisht shoqatat e gjyqtarëve dhe tani edhe shoqata e prokurorëve shfaqen, si padronë të Shqipërisë.
Ata nuk kanë më asnjë skrupull moral, por e kanë llogaritur kontributin e tyre vetëm si shkëmbim me vlera monetare.
Gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi kanë të drejtë të sillen kështu sepse, pasi u krye Reforma në Drejtësi, ajo që ra më tepër në sy ishte paga e majme dhe vlerësimi monetar i lartë.