Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me…

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me…

Pikat kryesore

  • Policia Rrugore e Tiranës ashpërson masat ndaj drejtuesve që parkojnë gabim në rrugët e kryeqytetit.
  • Sipas policisë, fokusi do të jetë tek automjetet që bëhen pengesë serioze për qarkullimin.
  • Këtu përfshihen parkimet mbi trotuare, në kryqëzime, para hyrje-daljeve të banesave e institucioneve, si dhe bllokimi i rampave për personat me aftësi të kufizuara apo mjetet e emergjencës.

Policia Rrugore e Tiranës ashpërson masat ndaj drejtuesve që parkojnë gabim në rrugët e kryeqytetit. Sipas policisë, fokusi do të jetë tek automjetet që bëhen pengesë serioze për qarkullimin. Këtu përfshihen parkimet mbi trotuare, në kryqëzime, para hyrje-daljeve të banesave e institucioneve, si dhe bllokimi i rampave për personat me aftësi të kufizuara apo mjetet e emergjencës. Policia Rrugore paralajmëron se pasojat financiare për drejtuesit e papërgjegjshëm do të jenë më të rënda. Mjeti jo vetëm që do të hiqet fizikisht nga rruga, por pronari do të përballet me tre pagesa të ndryshme si masën administrative (gjobën) për parkim të gabuar; tarifën për shërbimin e ngritjes me mjet (karrotrec); tarifën për qëndrimin e automjetit në pikën e bllokimit. Krahas masave për parkimin, Policia Rrugore u ka bërë apel qytetarëve për respektimin e rregullave bazë të qarkullimit, duke vënë theksin te dhënia e përparësisë për këmbësorët në vijat e bardha dhe mosdrejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike. “Ftojmë përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore për një qarkullim sa më të rregullt dhe të sigurt për të gjithë,” përfundon njoftimi zyrtar.

Lini një Përgjigje